Çfarë bëjmë

Aktivitetet

Angazhim qytetar, institucional dhe ndërkombëtar në shërbim të interesit publik.

Protestë Globale

Revolucioni i Flamingove — Protestat Globale

E vazhdueshme, e nisur në SHBA, e përhapur në 67 qytete të botës

Nisi si një thirrje qytetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpejt kapërceu kufijtë e Shqipërisë, duke ndezur protesta në 67 qytete të botës. Nga java në javë, protestat janë bërë gjithnjë e më të organizuara dhe të koordinuara mes tyre, si dhe me zërin qytetar në Shqipëri — duke e kthyer angazhimin e diasporës në një jehonë ndërkombëtare.

Shiko hartën e protestave
Deklaratë Zyrtare

Deklarata dhe Qëndrime Zyrtare

E vazhdueshme

Shumë aktivistë shqiptarë në mbarë botën ndjenë nevojën që energjia qytetare të shkojë përtej shesheve — duke u përforcuar përmes prononcimeve dhe qëndrimeve zyrtare, kërkesave për transparencë dhe llogaridhënie ndaj institucioneve shqiptare.

Lobim Ndërkombëtar

Angazhimi Institucional Ndërkombëtar

E vazhdueshme, ndërkombëtare

UDA nisi komunikimin me institucione të rëndësishme si Parlamenti Evropian, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Organizata e Kombeve të Bashkuara, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare që mbështesin demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe interesin publik.

Ndërgjegjësim / Koordinim

Ndërtimi i Rrjetit të Decentralizuar të Diasporës

E vazhdueshme, në +30 shtete të botës

Energjia e protestave është shndërruar në një rrjet të decentralizuar komunitetesh, ku aktivistë shqiptarë nga +30 shtete ndajnë shqetësime e ide, ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe zhvillojnë iniciativa që fuqizohen dhe marrin jetë ndërkombëtarisht, në shërbim të interesit më të lartë kombëtar shqiptar.