Bashkimi i Diasporës në një Rrjet të Vetëm
Të lidhim aktivistë dhe komunitete shqiptare nga +30 shtete të botës në një rrjet të decentralizuar, të koordinuar dhe të qëndrueshëm, që flet me një zë kur interesi kombëtar është në rrezik.
Angazhim Institucional Ndërkombëtar
Të ndërtojmë dhe forcojmë komunikimin me institucione si Parlamenti Evropian, Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare që mbështesin demokracinë e shtetin e së drejtës.
Transparencë dhe Llogaridhënie
Të kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet shqiptare, duke mbështetur çdo hap që forcon shtetin e së drejtës dhe interesin publik.
Infrastrukturë e Qëndrueshme Qytetare
Të kthejmë energjinë e protestave në një strukturë organizative të përhershme, e aftë të mobilizohet shpejt dhe në mënyrë të koordinuar sa herë që nevojitet, në bashkëpunim me zërin qytetar brenda Shqipërisë.